Shkodra krijon grup solidariteti me profesionistë të inxhinierisë dhe ndërtimit për tërmetin

Marrë shkas nga situata e rëndë me tërmetin, në Shkodër është krijuar një grup solidariteti me profesionistë të inxhinierisë dhe ndërtimit të cilët shprehen të gatshëm për evidentimin e banesave dhe objekteve që në rast përsëritje mund të kenë pasoja fatale.

Iniciativa është marrë nga Luan Hetës dhe Bardh Shllaku gjithashtu është mbështetur nga një grup i konsiderueshëm.

Deri tani zyrtarisht janë konfirmuar  15 të vdekur nga tërmeti, mbi 600 të lënduar që kanë marrë shërbim në të gjithë spitalet, nga të cilët 230 kanë marrë shërbim te Trauma.

Ndërkohë lëkundjet nuk ndalen.