Shkodër/ Rama viziton shtëpinë e 111-vjeçares së vaksinuar: Mendja top e zemra e bardhë si bora. Jeta vendi i mrekullive!

Kryeministri Edi Rama ka vizatuar këtë të enjte shtëpinë e nënë Zenepes, e cila është plot 111 vjeçe dhe tanimë e ka marrë vaksinën kundër COVID-19.

Nënë Zenepja, siç u konfirmua nga familjarët, ka dashur prej kohësh të kishte një takim me kryeministrin dhe kjo u arrit. Kryeministri, i ka puthur dorën dhe ballin të moshuarës dhe bashkëbisedoi për pak minuta me të.

“111 dhe tanimë e vaksinuar, mendja top e zemra e bardhë si bora- Jeta është vendi i mrekullive”, Shkroi kryeministri në rrjete sociale.