Shkodër/ “Punë ka por mungojnë punëtorët”…

Bizneset po vuajnë për punëtorë. Në dyqanet, baret dhe restorantet e ndryshme të qytetit të Shkodrës shikohen të afishuara tabelat që kërkojnë punëtorë . Përfaqësuesit e bisneseve thonë se emigracioni është sëmundja që po shterron me shpejtësi forcën punëtore , ato theksojnë se edhe pse punëtorëve u ofrohet një pagë korrekte, të rinjtë i refuzojnë këto paga duke kërkuar të largohen jashtë vendit
Ndërsa shtojnë se kjo problematikë po thellohet nga viti në vit.

Në statistikat e fundit zyrtare janë 400 mijë njerëz që kanë emigruar në dhjetëvjeçarin e fundit, gati 40 mijë individë në vit.

Ekspertët thonë se kjo shumë është alarmante për një popullsi prej 2.9 milionë banorësh, ndërsa një projeksion i kryer nga The Economist vitin e kaluar tregon se trendi i tkurrjes do të vazhdojë.