Shkodër/ Policia Kufitare ka ndaluar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh…

Muriqan/Shkodër/ Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim.

Policia Kufitare ka ndaluar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i shtimit të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që tentojnë të kryejnë trafiqe të paligjshme, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll të detajuar shtetasin Kristian Makaj, 29 vjeç, i cili gjatë përpunimit të detajuar të dokumenteve ka rezultuar se ishte person i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve e kanë ndaluar këtë shtetas, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim të formës së prerë, datë 06.05.2019, e ka dënuar me 2 vite e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.