Shkodër/ “Krijimi i një raporti panoramik për tregun mediatik të punës në Shqipëri”

Unioni i Gazetarëve Shqiptar ka prezantuar në Shkodër raportin e mbështetur nga Bashkimi Europian “Krijimi i një raporti panoramik për tregun mediatik të punës në Shqipëri” që u prezantua nga kreu i UGSH Aleksandër Çipa. Në këtë raport ndër të tjera Çipa thotë se prezantohet edhe situata kaotike e gazetarëve shqiptar dhe mediave në përgjithësi.

Për herë të parë ky raport i Unionit të Gazetarëve Shqiptar bën të ditur edhe gjyqet që janë ngritur ndaj gazetarëvenë vendin tonë.

Ajo që ndodh dhe që është shqetësuese teksa fushata elektorale po afrohet gjithnjë e më shumë për zgjedhjet vendore të 25 prillit janë akuzat e politikanëve të ndryshëm ndaj gazetarëve në rastet kur ka investigime.

Prej kohësh Unioni Shqiptar i Gazetarëve ka ngritur shqetësimin për situatën problematike në të cilën ndodhen mediat në vendin tonë dhe gazetarët kryesisht por sërish pavarësisht përpjekjeve këto probleme ende nuk janë zgjidhur.