Shkodër/ Këshilli bashkiak nuk i miraton 8 pika Voltana Ademit…

0
162

Këshilli i bashkiak i Shkodrës ndër 13 pika të disktuara në total, 8 prej tyre nuk i ka miratuar duke rrëzuar kështu vendimet e sjella nga administrata që drejton kryebashkiakja Voltana Ademi e cila ishte e pranishme në këtë mbledhje. Pesë pikat e para të rendit të ditës për Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi nuk u miratuan sepse këshilltarët kanë disa pretendime për mosplotësim të rregullat dokumentash.

Debate janë zhvilluar edhe për çështjet e paketës sociale të cilat edhe pse u miratuan si ngritja e komisionit të strehimit, sistemi i pikëzimit, formulari për aplikimin për strehim social dhe 6% i ndihmës ekonomike hasën në kundërshti të forta të këshilltarëve.

Pika 8 e rendit të ditës për dhënien me qera për 10 vite të Kinema Millenium është shtyrë, dhënia me qera e zyrave të njësive administrative për drejtorinë e sigurimeve shoqërore nuk u miratua ndërsa u shty edhe transferimi i pronave të paluajtshme ndërsa u miratua pika e fundit e rendit të ditës që ka të bëjë me inventarin e pasurive pyje dhe kullota.

PËRGJIGJU