Shkodër/ Goditen 3 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve…

Shkodër/Vijojnë kontrollet për goditjen e paligjshmërisë në fushën e krimeve mjedisore.

Goditen 3 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, në fshatrat Grudë e Re dhe Hot i Ri.

U kapën duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës, procedohen penalisht 3 shtetas.

Sekuestrohen rreth 24 metër kub lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të krimeve mjedisore, kanë goditur 3 raste prerjes së paligjshme të pyjeve.

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

E. G., 35 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga punonjësit e Policisë, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, duke transportuar, me një automjet tip “IFA”, rreth 11.6 m3 lëndë drusore, pa dokumentacion përkatës;

A. P., 23 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga punonjësit e Policisë, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, duke transportuar me një automjet (kamion), rreth 9.3 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës;

M. G., 31 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, duke transportuar me një automjet tip “Benz”, rreth 3.2 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.