Shkodër/ Banorët e fshatit Hot i Ri bllokojnë rrugën (VIDEO)

Banorët e fshatit Hot i Ri, komuna Rrethina Shkodër kanë bllokuar rrugën ditën e sotme.

Shkak është bërë mungesa e ndriçimit në rrugën që është investuar para pak vitesh.

Mungesa e ndriçimit ka shkaktuar aksidente të vazhdueshme me pasoja fatale.

Banorët e këtij fshati u kërkojnë autoriteteve që të ndërhyjnë për të zgjidhur problemin.