Shkodër/ Ambasada e Kuvajtit 150 pako me ushqime për familjet në nevojë

Ambasada e Kuvajtit në bashkëpunim me Fondacionin “Mirësia” dhe Myftinë Shkodër kanë shpërndarë 150 pako ushqimore në qytetin e Shkodrës në kuadër të muajit të madhërueshëm të Ramazanit.

Shpërndarja e ndihmave bëhët çdo vit për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë të cilat janë edhe më shumë në vështirësi për shkak të pandemisë së COVID-19.

Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari u shpreh se kontributi do të vazhdojë pavarësisht situatës që po kalojmë.

Drejtuesi i shoqatës “Mirësia” Korab Kaja ka përcjellë mesazhin e tij në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Janë 2 mijë pako me ndihma ushqimore që do të shpërndahen në të gjitha qytetet e Shqipërisë për familjet në nevojë. Ndërkohë edhe më përpara Myftinia e Shkodrës ka ndihmuar këto shtresa me pako ushqimore.