Shkodër/ 6 shkolla me problematika të vogla nga termeti

6 shkolla janë me problematika të vogla në godina në Bashkinë Shkodër si shkak i lëkundjeve të tërmetit, ku 2 prej tyre janë me problematika më të mëdha. Një gjë e tillë u bë e ditur nga drejtorja e zyrës vendore të arsimit Shkodër, Blediana Osja, e cila shtoi se institucionet e arsimit para-universitar në Shkodër janë të gatshme për mësim që të hënën.

Ajo theksoi se zyra arsimore Shkodër duhet të jetë gati për të krijuar kushte për një proces mësimor të rregullt për fëmijët që pritet të strehohen në Shkodër.

Gjithashtu Osja bëri me dije se librat për këto fëmijë do vihen në dispozicion nga drejtoria e zyrës vendore të arsimit Shkodër.