Shifra alarmante/ 394 kerkesa për zgjidhje martese në Gjykaten e Shkodrës gjatë vitit 2019…

Divorcet vazhdojnë te jene nder dukuritë sociale me te ndjeshme te shoqërisë shqiptare, ku Shkodra fatkeqësisht nuk bene përjashtim ! Referuar Gjykatës se Shkalles se pare Shkoder, gjate vitit 2019 pranë kësaj gjykate janë shpallur 394 vendime për çështje me objekte zgjidhje martese:

Nga këto:

Për 262 çështje është pranuar zgjidhja e martesës.

Ne  18 raste kërkesa për zgjidhje martese është zgjidhur me pajtim.

Ne 112 raste është vendosur pushimi ose kthimi i akteve.

Ne 1 rast është vendosur rrëzimi i kërkesës për zgjidhje martese.

Ne 1 rast është vendosur moskopetence e gjykatës

394 vendime qe kane te bëjnë me zgjidhje martese ne një vit, është një numër i konsiderueshëm dhe qe përben një shqetësim te rendesishem rreth tronditjes qe ka pësuar familja. Faktikisht gjykata nuk bene studime rreth këtij fenomeni, ndërkohë qe organizatat jofitimprurëse dhe psikologet here pas here e kane ngritur zërin, por janë anashkaluar. Janë renditur shkaqet ekonomike te parat qe ndikojnë për divorcet dhe me pas renditet emigracioni, ku jo pak kryefamiljare kane shpallur divorcin ne mënyrë te njëanshme pa dashur te tregojnë me shume interesim për bashkëshortët dhe fëmijët e tyre !

Këto kane krijuar deri situata traumatike ne mjedise familjare, trajtimi i te cilave nuk ka qene jashtë vëmendjes se organizatave qe merren me probleme sociale. Por me përjashtim te gjykatës, qe detyrohet te beje evidentimin juridik te tyre si dhe te psikologeve ndermjetesues, ne Shkoder ka munguar dhe mungon një studim i mirëfilltë për divorcet. As Bashkia me sektorin e saj social, as Prefektura dhe as Universiteti “Luigj Gurakuqi” deri sot nuk e kane marre mundimin për një studim te tille, një tregues domethënës për nevlehtesimin ndaj kësaj dukurie tronditëse për familjen tone./RealitetiPost/