Shefi i policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe në gjendje të rëndë, dërgohet drejt Tiranës…

Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasani është transportuar drejt spitalit të Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.

Mësohet se në makinën e Menor Hasanit ka qenë dhe gruaja e tij, Vjollca Hasanaj 28-vjeç e cila ka shpëtuar mrekullisht pa asnjë lëndim, ndërsa babai i Mentorit, 70 vjecari Xhelal Hasani është plagosur lehtë dhe ndodhet në spitalin e Shkodres nën kujdesin e mjekëve.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit  për të bërë të mundur kapjen e autorit./RealitetiPost/