Rritja e çmimeve të karburantit, taksistët e Shkodrës rrezikojnë mbylljen…

Janë rreth 50 taksistë të liçensuar në Shkodër të cilët e kanë të papërballueshme çmimin e karburantit. Taksimetri thonë ata është vendosur në kohën kur nafta ishte 170 lekë, ndërsa tashmë nuk mund të punojnë në të njëjtin çmim. Ata kërkojnë nga qeveria shqiptare që të marrë masa me lehtësira fiskale, në të kundërt përballimi i çmimit është i pamundur.

Një taksist duke llogaritur sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore  e po ashtu taksat vendore, paguan 8 mijë lekë të vjetra në ditë. Ata thonë se vetëm 35 km larg Shkodrës çmimi i karburantit është 170 lekë, ndërsa tek ne pritet të shkojë 300 lekë për litër brenda javës.