Rritet numri i viktimave, shkon në 13-të numri i personave që kanë humbur jetën

Ka shkuar në 13 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi vendin ditën e sotme.

Tërmeti goditi vendin në orën 03:55 dhe ka shembur disa banesa në Durrës.Ekipet e shpëtimit po punojnë me kujdes për nxjerrjen e personave nga rrënojat.

Deri më tani kanë humbur jetën 7 persona në Durrës, 5 në Thumanë, dhe një në Kurbin.Gjithashtu bëhet me dije 39 persona janë shpëtuar nga rrënojat.