Rriten frikshëm infektimet, konfirmohen 289 raste me Covid-19 dhe 4 viktima në 24 orë…

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 289 raste pozitive me koronavirus nga 1,402 teste të kryera. Lajmin e bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve, ndërsa numri total i të infektuarve shkon në 16,501.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

113 raste në Tiranë,

34 raste në Fier,

23 raste në Durrës,

19 raste në Vlorë,

16 raste në Korçë,

12 raste në Shkodër, Elbasan,

10 raste në Krujë,

9 raste në Lezhë,

6 raste në Berat,

5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër,

4 raste në Kuçovë,

3 raste në Patos,

2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos,

1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.

Po ashtu, brenda ditës si pasojë e Covid-19, e kanë humbur jetën 4 persona. Jetën e humbën, një i ri 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81-vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fieri. Në total, bilanci i viktimave shkon në 443.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ndërsa, numri i të shëruarve është 93 kurse numri i rasteve aktive është 6,101.