Reportazhi i RAI3 për kan.abisin në Shqipëri, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter pas lajmit të publikuar një ditë më parë në televizionin shtetëror italian RAI 3, ku thuhej se kultivimi i kan.abisit është rritur me 1200%.

“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12-fishimin e kultivimit te kan.abisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe certifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”, shkruan Rama.