RENEA Pozicionohet në Shkodër, kontrolle të befasishme në qytet…

Shpërndaje

Ngjarjet e fundit me natyrë krimanale në Shkodër kanë zhvendosur vëmendjen e Policisë së Shtetit, e cila është dislokuar me kapacitetet e saj më të fuqishme, në përpjekje të zbardhjeve dhe kapjes së personave me rrezikshmëri të lartë që qarkullojnë edhe të armatosur.

Prej tre ditësh forca elitë RENEA kryen në Shkodër oepracione të befasishme në kërkim të eksponentëve të krimit. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ekzekutimit të 57-vjeçarit Ismet Çekorja, i cilu eleminua në prangun e banesës së tij, RENEA po shfaqet nëpër lagjet e qytetit. Mbrëmjen e kësaj të diele kontrollet janë zhvendosur në lagjen “Perash” ndërsa në fokus janë automjetet e dyshimta që lëvizin nëpër qytet.

Në Shkodër rikthehen sërish ngjarjet me natyrë kriminale, të cilat krijojnë jo pak panik tek qytetarët. Forma që autorët kanë zgjedhur të kryejnë vrasjen e Ismet Çekores tregon për agresivitetin dhe situatën aspak të qetë që Shkodra vijon të përballet me krimin.

Policia e Shtetit deri tani ka arritur vetëm të pastroj vendin e ngjarjes nga gëzhojat e plumbave, duke mos shkuar akoma drejt një identifikimi të plotë të atentatorëve që e donin të vdekur 57-vjeçarin./RealitetiPost/

Shpërndaje