Rama zbulon vendin e karantinës për koronavirusin…

Kavalishenca e Durrësit do të kthehet në karantinë nëse koronavirusi mbërrin në Shqipëri. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat. Rama tha se deri tani janë parë disa ambiente që mund të shërbejnë për karantinë.

“Komitetit Teknik ka vlerësuar disa ambiente si përshtatshme si karantina. Është për të ardhur keq që askund si në vendin tonë të vogël nuk ndodh që politikanët të bëjnë ato që kanë bërë gjatë këtyre ditëve duke u përpjekur të përhapin panik dhe duke dezifmoruar publikun. Në asnjë vend karantinat nuk ndërtohen nëpër male, pyje apo larg zonave të banuara. Në rastin e parë të vendosjes së karantinës ne kemi përcktuar vendosjen e shtëpisë së pushimit të Ushtarakëve në zonën e Durrësit. Me OBSH është përcaktuar përmbushja e të gjitha kushteve. Në spitalin Shefqet Ndroqi ka kapacitete shtesë. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin për masat e shtuara në shkolla. Janë rekomanduar qytetarët të kufizojnë udhëtimet jo të domosdoshme në zonat e prekura.”

Deri tani nuk ka asnjë të konfirmuar si të infektuar nga koronavirusi. Analizat janë bërë për 17 persona, por të gjithë kanë rezultuar negativë.