Rama zbulon pse nuk do e bëjë testin e koronavirusit

Kryeministri Edi Rama mbajti mbajti pak më parë një komunikim përv publikun lidhur me masat përshkallëzuese si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Rama mes të tjerash zbuloi edhe arsyen pse nuk preferon të bëjë testin e koronavirusit. Kryeministri tha se nuk do e bënte një test të tillë pasi nuk ndjen shqetësime.

“Teste për qejf nuk bëhen, nëse ke shqetësim po. Është një grip i pazakonshëm, pasi nuk i njohim vaksinën, por shpërndahet si çdo grip tjetër. Unë nuk kam nevojë të shkoj të bëj testin, pse do ta bëj kur nuk ndjej asgjë. Por probabiliteti që unë të bëhem transportues rritet nëse jam i pakujdesshëm, nëse nuk ruaj të tjerët”, u shpreh kryeminsitri Rama.