Rama video nga Tamara në Malësinë e Madhe: Ky investim do të ndikojë në ekonominë lokale

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne ka postuar një video nga Tamara e Malësisë së Madhe, ku thekson se po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale.

Shefi i qeverisë në postimin e tij ndër të tjera shkruan se ky është një investim që do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale, si dhe do të punësojë një numër të konsiderueshëm njerëzish.

MIRËMËNGJES me një nga plot e plot shembujt e bukur frymëzues të punës, që nuk bëjnë lajm!

Në Tamarë të Malësisë së Madhe, me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale 

Ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish të zonës do të punësohen, por njëkohësisht fermerët do të kenë një destinacion për të tregtuar frutat e tyre

#ShqipëriaqëDuam