Rama “ultimatum” kryebashkiakëve: S’keni pushime! Takoni njerëzit

Kryeministri Edi Rama zhvilluar sot një takim me kryetarët e bashkive të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se gjatë mbledhjes Rama u ka dhënë ultimatum kryebashkiakëve, duke u thënë këtyre të fundit se nuk do të kenë pushime.

Kreu i qeverisë u ka kërkuar atyre që pavarësisht situatës duhet të takohem me qytetarët në çdo zonë.

Nuk do të ketë pushime! Vijoni punën me takimet me njerëzit! Pavarësisht situatës të pandemisë gjeni mënyra për të zhvilluar takime me qytetarët në çdo zonë”, mësohet t’u ketë thënë Rama.

Takimi i kryeministrit me krerët e bashkive vjen një ditë pas tij me deputetët socialistë, të cilëve po ashtu u kërkoi riaktivizimin e bazave për t’u përgatitur kështu për zgjedhjet e 2021. Rama e ka mohuar se do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në 2021, ndonëse opozita insiston.