Rama prezanton paketën re të rezistencës sociale, nga pensionet te paga minimale…

Me anë të një deklarate, kryeministri Rama ka publikuar këtë të enjte paketën e rezistencës sociale.

“Paketa e re e rezistencës sociale për të parën herë riindekson pensionet brenda të njëjtit vit me normën e re të inflacionit, duke e çuar në 9.5% indeksimin vjetor

• Rrit me 10% mbështetjen mujore për ndihmën ekonomike dhe e dyfishon atë për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë

• Indekson me 7.5% pagesat për Aftësinë e Kufizuar dhe rrit mbështetjen financiare për energjinë elektrike për të verbërit, paraplegjikët e tetraplegjikët

• Rrit përsëri pagën minimale në 34 mijë lekë dhe sjell rritje pagash për administratën, Policinë e Shtetit dhe Policinë e Burgjeve

• Shton mbështetjen financiare për naftën pa taksa për fermerët, vijon mbështetjen e peshkatarëve për TVSH e naftës, konfirmon mbështetjen e mëtejshme për transportin publik dhe GARANTON MBROJTJEN? E ÇMIMIT TË ENERGJISË për familjarët dhe biznesin e vogël”, bën të ditur Rama.