Rama pa maskë në Kuvend, ironizon Ralf Gjoni: E keni dezinfektuar foltoren zoti kryetar?

Deputeti i opozitës Ralf Gjoni ka ironizuar kryeministrin Edi Rama i cili është shfaqur pa maskë në seancën e sotme të Kuvendit.

Teksa ka marrë fjalën pas kreut të qeverisë, nga foltorja e Kuvendit, Gjoni i ka kërkuar llogari kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, nëse ajo është dezinfektuar.

“Është dezinfektuar kjo zoti kryetar, e ka prekur Bajraktari”, është shprehur Gjoni.

Kreu i qeverisë është shfaqur pa maskë në të gjitha daljet e tij publike që pas shfaqjes së pandemisë, pasi i mëshon faktit se ekspertët thonë se maskat duhet të përdoren vetëm nga personeli shëndetësor.