Rama mbledh ambasadorët e huaj: Kemi nevojë për ndihmë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ambasadorët e huaj në Tiranë për t’i falenderuar për ndihmën e dhënë pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin.

Duke shprehur falenderime të veçanta për kondributin e dëhnë, veçanërisht për forcat izraelite, rumune dhe ato greke por dhe për vendet e tjera, Rama I bëri apel Britanisë, Japonisë por dhe disa shteteve të tjera që të ndihmojnë Shqipërinë në këto momente dhe t’i tregojnë shqiptarëve që nuk janë vetëm.

“E dini që është e pamundur nga ana njerëzore për ta bërë këtë gjë të vetëm dhe në mënyrë normale, nënkuptoj me mekanizma normal. Prandaj u kam kërkuar udhëheqësve tuaj, nga Britania e Madhe dhe ambasadorë pranoni ngushëllimet e mia për cfarë kanë ndodhur. Pra përmenda Britaninë e Madhe, duke thënë që kemi nevojë për ndihmë, të Japonisë, të Suedisë, të Zelandës së Re pa harruar vëllezërit tanë në Lindjen e Mesme që të na ndihmojnë. Njerëzit kanë frikë, janë të pasigurt. Kanë nevojë që të shohin që bota nuk do të na lërë vetëm. Njerëzit janë larguar nga Tirana dhe Durrësi. Nuk ndihen të sigurt. Në Kryeministri gjysma e njerëzve nuk flenë në Tiranë, vijnë në mëngjes por pastaj shkojnë në Vlorë, Elbasan.”

Kreu I qeverisë riëprëriti më tej ftesën për opozitën joparlamentare për t’u bërë pjesë e Komitetit Ndërkombëtar të Rindërtimit.

“Nesër do të takohem me komitetin ndërkombëtar të rindërtimit. Është një organizim me përfaqësues nga qeveria, shoqëria civile, për ngritjen e fondeve dhe përfaqësues të bankave të shoqatave të ndryshme, të Dhomës së Tregtisë. Kështu që do të dëshiroja që opozita të bashkohej me ne që të hedhin në tryezë idetë e tyre dhe të marrin idenë më të mirë. Nuk është fjala kush është më inteligjenti. Nuk është koha që të zihemi kush është më i mencuri, më i miri. Tani është koha që të përballemi me sfidën si qenie njerëzore që kanë vendime, për të marrë më të mirë për vendin tonë. Kemi nevojë për ju”