Rama i kthehet Shirokës: Nuk jemi në jug të Francës, por buzë Liqenit të Shkodrës

Kryeministri Edi Rama i është kthyer edhe njëherë Shirokës, dhe projektit për restaurimin e saj.

Me një video që tregon shëtitoren plot, Rama thotë se kjo nuk është në jug të Francës por buzë liqenit të Shkodrës.

Nuk është në jug të Francës a në veri të Italisë, po buzë liqenit të Shkodrës, në Shirokë

Gur gur bëhet mur, Shqipëria që duam”, shkruan Rama.

Pak ditë më parë kjo zonë e Shkodrës solli një përplasje në distancë mes kreut të qeverisë dhe kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi.

Rama tha se Shiroka është lënë harresë, ndërsa nuk vonoi përgjigja e Ademit e cila akuzoi qeverinë se ka bllokuar buxhetin për zhvillimin e turizmit në Shkodër