Rama: Do mbyllim diskot e palestrat, nga nesër s’ka shërbime në sportele

0
279

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të mbyllin të gjitha diskot dhe palestrat, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit. Po ashtu kreu i qeverisë tha se nga dita e nesërme nuk do të ketë shërbime nëpër sportele.

Edi Rama: Çfarë mund të jetë tjetër veçse luftë nëse në Itali do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimore dhe farmacitë. Çfarë kanë ushtarët në frontin e parë të luftës, farmaci dhe ushqim dhe një vend për të fjetur. Por që mos vijë puna tek farmacitë dhe ushqimore unë i bëj thirrje të gjithëve, më takon mua ta bëj këtë. Unë jam i pari që për të lidhur fjalët me veprat pavarësisht se nuk më kontrolloni ju po zbatoj rregullat. Të zbatoni rregullat, sepse nëse dikush vendos të vrasë veten shteti është i detyruar është i detyruar ta ndalojë një gjë të tillë.

Këtu shumë kush po luan me veten, nënën dhe babain, motrën dhe vëllain duke i bërë karshillëk një armiku, force të verbër që të këput në mes.

Ne do ti mbyllim të gjitha pubet, palestrat, diskot dhe mjedise që mbledhin shumë njerëz. Do ti mbyllim për të vendosur shëndetin të parin. Më ka rënë mua që ta bëj këtë rol me ju që ta bëj edhe policin edhe prindin edhe të keqin. Por kjo është gjëja që duhet bërë. Janë kufizuar kontaktet këtu në këtë godinë.

Nga dita e nesërme do të çojmë në shtëpi atë pjesë të administratës që mund të punojë me kompjuter. Nga nesër nuk do të japim më shërbime nëpër sportele. Nesër ADISA do të mbyllet. Jemi ne gjendje lufte.

Tha se nuk do të mbyllen lokalet dhe restorantet, por duhet të zbatojnë disa kritere.

Edi Rama: Nuk është pjesë e kësaj faze që ne të mbyllim restorantet apo klubet, por është e domosdoshme që të gjitha restorantet të garantojnë një modifikim të numrit të tavolinave duke krijuar një distancë dy metra nga njëra tavolinë tek tjetra. Këto janë gjera serioze sa nuk ka më. Është njësoj si të shmangesh nga plumbi.

PËRGJIGJU