Qeveria vendos: 5 mijë lekë shpërblim pensionistëve për festat e fundvitit…

Qeveria do të japë 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët për festat e fundvitit. Fondi në total kap shifrën e 34 milionë dollarëve shpërblim për pensionistët. Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për shtyp.

Pavarësisht pengesave ne do të vendosim 34 mln dollarë tani për pensionistët. Nuk do heqim asnjë qindarkë nga ajo që kishim planifikuar të jepnim” u shpreh Edi Rama.

Ndërkohë pyetjes së gazetares së ABC, Eblina Mile se kur do të nisë procedura për shpërndarjen e shpërblimit për pensionistët, Rama është shprehur sa më shpejt të jetë e mundur.

Së pari për pensionistët akti normativ do të kalojë nesër dhe disbursimi do të kalojë një orë e më parë dhe shumë mos gaboj është 34 mln dollarë. Ndërsa për bizneset dua të them pa hyrë në detaje se bizneset kanë pasur dhe do të kenë të gjithë përkrahjen tonë të gjithë lehtësimet e mundshme dhe atyre 3 katër figurave mediatike që u japin zë bizneseve dua t’ju them se deti nuk është bërë kos”, ka thënë Rama.