‘Pse ndryshuat qëndrim pas datës 11 mars?’, ja si përgjigjet Rama

Deri më 11 mars, ju jeni shprehur edhe në Kuvend se, Covid-19 nuk është një rrezik real për Shqipërinë.

Madje e keni konsideruar një grip normal dhe paralajmërimet e opozitës i keni trajtuar si përhapje paniku…

Më vonë keni thënë të kundërtën… Pse ndryshuat qëndrim pas datës 11 mars?

“E para, unë nuk kam ndryshuar asnjë qëndrim. Dhe ndryshe nga ju që i bëni hasha dhe i mohoni ato që shkruani. Siç mohuat atë të shkuarjes sime në spital, në gjendje thuajse gati për tu takuar me Shën Pjetrin. I qëndroj një për një dhe i përsëris një për një ato që kam thënë. Edhe më përpara. Me përjashtim të rasteve kur mund të ndodhë të them ndjesë se në atë kohë kam gabuar. Tani, çfarë kam thënë unë? Ajo që ju nxorët është mjeshtërisht e shkëputur nga konteksti (flet për sinkronin e paraqitur).  Më 19 shkurt është bërë takimi i parë i Këshillit të Sigurisë në kryeministri për Covid-in. Dhe janë bërë dy mbledhje përgatitore. Ajo çka kam thënë unë në fillim ka qenë realisht ajo që duhej thënë në fillim. Ju i referoheni gabim edhe datave. Sepse ne jemi realisht vendi i parë në Europë që kemi shpallur masat kur është shfaqur rasti i parë. Jo i vdekuri i parë, rasti i parë. Natyrisht nuk ka qenë dhe nuk është një murtajë e mesjetës, por ashtu siç kam thënë nëse nuk do të respektohen masat mund të kthehet në një problem shumë të madh. Pra unë nuk shoh ky është kjo mungesë koherence.”, u shpreh kryeministri.

Për varre dhe rradhë për të gjetur varre ka folur infoepidemia apo kryeministri i Shqipërisë? Fotot me arkivolë në Bergamo i kemi postuar ne apo i keni ripostuar ju?

“Edhe një herë. Çdo gjë që nxirret nga konteksti është një e vërtetë që bëhet gënjeshtër”. Në kontekst gjërat janë ndryshe. Unë kam folur për të sensibilizuar publikun në kushtet e karantinës duke sjellë fakte nga vende të tjera. Jo duke shpërndarë lajme të rreme, por duke publikuar fakte nga media të mëdha ndërkombëtare”, vijoi Rama.

Peka: Disa prej fotove të Bergamos kanë qenë modifikim dhe kanë terrorizuar njerëzit…