Provokon Vuçiç, poston hartën e Kosovës të pikturuar me flamurin e Serbisë: Ne nuk jemi të dobët

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka provokuar në mediat sociale, pasi ka vendosur flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës. Presidenti serb ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Instagram, një foto të hartës së Kosovës, ndërkohë që mbi të është pikturuar flamuri i Serbisë.

Ai ka kujtuar në këtë mënyrë 17 marsin duke thënë se ‘Serbia nuk është e dobët”.

Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 Marsi të ndodhë përsëri. Ne kujtuam dhe ngulitëm çdo mësim në të cilin ishim humbës, por nuk do të heshtim ndaj viktimave tona. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur dhe ne e quajmë atë me emrin e saj të vërtetë – masakër,”-shkruan Vuçiç.

Edhe më herët ka pasur provokime të ndryshme në drejtim të Kosovës nga Vucic.