PROFIL/ Kush është Edmond Ndou i cili garon i dyti në listën e LSI për deputet në Qarkun Shkodër…

Pak dite me pare, ne një takim me te rinj dhe te reja te Shkodres, është prezantuar nga Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi si i dyti ne listën e kandidateve për  deputet i kësaj partie ne Qarkun e Shkodres, Edmond Ndou.  

Një djalë i ri qe spikate ne qytetin e Shkodres për angazhime shoqërore e politike dhe, ajo qe është me kryesorja,  me një  respekt te admiruar tek qytetaret. Forumet kryesore te kësaj partie, besojnë se Edmond Ndou do ta përfaqësoje mjaft mire Qarkun e Shkodres ne Kuvendin e Shqipërisë, duke u kthyer ne zërin e fuqishëm te qytetareve te këtij Qarku, për problemet e tyre te përditshme dhe te perspektives.

SHKURTIMISHT, RENDITJA E DISA TE DHENAVE PER JURISTIN EDMOND NDOU, QE I ËSHTË PERGJIGJUR POZITIVISHT LSI-SE PER TE QENE NE LISTEN E KANDIDATURAVE PER DEPUTET NE  QARKUN E SHKODRES:

Është 31 vjeç, ka lindur ne qytetin e Shkodres me 06.05.1990. Ne ketë qytet edhe u shkollua: fillimisht arsimin tetevjeçar, ne vijim nxënës ne gjimnazit “Pjeter Meshkalla” ndërsa studimet e larta ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” për drejtësi, vitet 2009 – 2012 . Me pas ka vijuar studimet pasuniversitare Master Shkencor për Administrate Publike dhe Kushtetuese (2012-2014) . Gjithashtu gjate viteve 2018 – 2019 ka përfunduar edhe Shkollën e Avokaturës ne Tirane, ndërkohë qe është njohës i mire i disa gjuhëve te huaja.

ANGAZHIMI NE PUNE DHE POLITIKE:

Ne vitet 2013 – 2015 ka qene jurist ne Zyrën e Regjistrimit te Pronave Shkodër. Me pas për një vit u emërua Shef i Regjistrimeve Fillestare te Pasurive Shkodër, ndërsa ne fillim te vitit 2017 është  caktohet Drejtor i Zyre se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Shkodër, detyre qe e ka kryer deri ne maj te atij viti kur dhe u regjistrua kandidat për deputet i LSI-se ne Qarkun e Shkodres. Ne vitin 2018 është emëruar Drejtor i Media Nord, pjese e te cilës është edhe TV1 – CHANNEL (televizioni lokal me i njohur i ne Shqipëri), detyre te cilën vazhdon ta kryeje edhe sot. Ne vitin 2020 është vlerësuar me titullin e larte Ambasador i Paqes Botërore për kontributin dhe ndihmën qe ka dhënë nëpërmjet medias, për njerëzit ne nevoje! Duke filluar nga viti 2017 e ne vazhdim, është zgjedhur Koordinator dhe Anëtar i Komitetit Drejtues te Lëvizjes Socialiste për Integrim, për Qarkun e Shkodres. Ne Zgjedhjet Parlamentare te 25 prillit te vitit 2021 do te garoje si kandidat për deputet ( i dyti ne liste)  i Lëvizjes Socialiste për Integrim ne Qarkun e Shkodres ! Është për tu theksuar se  i gjithë angazhimi i  Edmond Ndout si qytetar, si intelektual i ri, si nëpunës, si veprimtar shoqëror dhe si politikan, tregojnë për një njeri tejet te përkushtuar dhe me vizion bashkëkohor për ti shërbyer shoqërisë, cilësitë kryesore këto qe duhet te kenë njerëzit e politikes. Përkushtimi për tu shërbyer njerëzve i dallon politikanet e angazhuar seriozisht ne ketë mision, nga ata qe i kane hyre kësaj rruge për përfitime personale apo klanore.

Edmond Ndou i përket politikanit te formatit te pare, atij formati për te cilin shërbimi ndaj njerëzve është i pari ! Prandaj dhe zgjedhësit ne Qarkun e Shkodres duhet te kenë shume besim tek kjo kandidature ne votimet e 25 prillit !