Prezantohet Prefektja e Qarkut Shkoder…

Sot në zyrën e Prefektit të Qarkut Shkoder u zhvilluar ceremonia e prezantimit të Prefektës së re zj. Majlinda Angoni.

Në ceremoninë e prezantimit, në të cilën ishin të ftuar të merrnin pjesë kryetaret e bashkive të qarkut, disa nga drejtuesit e institucioneve, përfaqësuesit e Agjensisë për Mbeshtetjen e Vetëqeverisjes Vendore, zv. Ministri i Brendshëm z.Besfort Lamallari i shprehu mbeshtejen e ministrisë që përfaqëson dhe strukturave të tjera, në detyrën e re zj.Angoni.

Nga ana e saj zj. Majlinda Angoni u shpreh se ndihet e nderuar ti sherbej qytetit të saj dhe komunitetit të qarkut Shkoder.

Zj. Angoni vjen në këtë detyre pas një eksperience të gjatë si përfaqësuese e shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave të grave si dhe njihet për angazhimin e saj në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes.