Presidenti Meta bën shqiponjën: Me referendum të mbrojmë republikën

Kreu i Shtetit, Ilir Meta në konferencën e jashtëzakonshme përsëriti qëndrimin e tij për referendum. Ai tha se do të kërkojë mbështetjen e popullit shqiptar që përmes referendumit të mbrojë republikën.

Detyra ime tha kreu i shtetit është të mbroj vendin dhe kushtetutën.

Meta: Presidenti do të kërkojë mbështetjen e popullit shqiptar që përmes referendumit të mbrojë republikën. Le të jetë populli shqiptar dhe vetëm ai  do të vendosë nëse pranon të rikthehet në diktaturë apo do të mbrojë demokracinë që është fituar me trimëri dhe sakrifica njerëzore.  Vendimi i popullit dhe sovranit është mbi të gjitha. Referendumi është demokracia direkte është demokracia në veprim.

Presidenti do të bëjë gjithçka  që kjo liri të ushtrohet lirisht dhe pa asnjë pengesë. Kjo është detyra ime për të cilën jam betuar me dorën mbi kushtetutë dhe do ta mbroj ashtu sikundër jam betuar deri në fund. Të mbrojmë sot kushtetutën dhe përmes saj të ardhmen tonë dhe të fëmijë tanë.

Shqipëria e para!