Presidenti Erdogan sulmon keq George Soros dhe djalin e tij: Nuk duhet t’i lejojmë të ‘pushtojnë’ Shqipërinë…

Presidenti Rexhep Tajip ka sulmuar diten e sotme miliarderin George Soros dhe djalin e tij, duke i akuzuar se po perpiqen ‘te pushtojne’ Ballkanin me ndikimin e tyre ne Maqedonine e Veriut, Kosove dhe Shqiperi.

Erdogan përfundoi turneun e tij afrikan dhe u kthye në shtëpi. Pas kthimit në Turqi pas vizitave të tij në Afrikë, Presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion. Gjate ketyre pyetje-pergjigje, Erdogan hodhi akuza te forta kunder George Soros .

Ne kete menyre, Presidenti i Turqise i bashkohet listes se gjate te politikaneve te ndryshem perreth botes qe akuzojne George Soros se perdor parate e tij per te influencuar ne qeverite e shteteve te ndryshme.

Akuzat per George Soros nuk mungojne as ne Shqiperi. Ai qe e ka sulmuar me shume eshte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e akuzon se eshte pikerisht fondacioni Soros ne bashkepunim me Kryeministrin Rama ai qe ka ndikuar ne vendimin e Sekretarit te Shtetit, Antony Blinken per ta shpallur Berishen non-grata.

Çfarë është Soros?

Duke u shprehur se këta emra po përpiqen të ndikojne vendin që duan me para, Erdogan tha: “Tani po hyn edhe djali i Soros. Ai është si babai i tij. Ato duhen ndjekur me shumë kujdes. Për shembull, ata po përpiqen të depërtojnë në Ballkan, të ‘pushtojne’ Ballkanin. Natyrisht, ne nuk do t’u japim atyre kete mundësi. Ata perpiqen ta bejne kete në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, kudo. Prandaj, ne duhet te jemi te kujdesshem. Elhamdulilah, ne si Turqi jemi të fortë dhe nuk mund të depërtojnë tek ne. Ka një rënie serioze të numrit të terroristëve. Ne do të vazhdojmë luftën kundër terrorizmit me të njëjtën vendosmëri.”