Prej ditës së sotme Mali i Zi ndalon kalimin e autobusave me destinacion Italinë…

Prej dites se sotme nuk do te kete me udhetime drejt Italise !

Shteti Malazez bllokon futjen e te gjithe autobusave shqiptar qe kane destinacion Italine. Qe ne oret e para te mengjesit, eshte leshuar urdher qe ne doganat e Muriqanit dhe te Hanit te Hotit te mos lejohet futja e pasagjereve qe duan te shkojne ne Itali.

Ne keto kushte po kthehen pas te gjithe autobuset.

Kjo vjen edhe ne kuader te masave te marra nga shtetet e tjera, ku sipas informacioneve Kroacia ka vendosur karantinimin per 14 dite te personave qe kalojne kufirin.