POLITIKË “50 minus 2 baraz me 10”/ Topalli mbështet protestën e maturantëve, nuk lë pa thumbuar Bashën

Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me protestën e maturantëve.

Sipas Topallit, ata dijnë të kërkojnë të drejtat e tyre dhe kanë kuptuar se hapi i parë është protesta.

Ajo thekson se ‘maturantët bashkë me prinderit e tyre duhet të ndalojnë që ata të të vazhdojnë të drejtohen nga njerëz të paaftë si ministrat e qeverise aktuale apo të “mbrohen” nga ata që predikojnë se 50-2= 10’, duke thumbuar këtu kreun e PD, Lulzim Basha i cili sot bëri sërish një gafë me shifrat.

“Protesta e maturanteve , pas provimit të çuditshem te Gjuhës dhe Letërsisë flet per degradimin e sistemit tone arsimor.

Maturantët pretendojnë se ndryshe nga sa u tha, testi i Gjuhës Shqipe kishte pyetje jashtë programit dhe se ishte shumë i vështirë.

Me anë të protestave maturantët kërkojnë plotësimin e këtyre 3 kërkesave:
-Mundësi për rivlerësimin e provimit
-Uljen e nivelit të vlerësimit

-Mosvlerësimin e pyetjeve jashtë programit!
“Kërkojmë jo më pyetje absurde. Pyetjet ishin nga më idiotet, nuk di çtë them. Nuk ngjante fare me testin që na postuan dy javë më parë. Kemi frikë se edhe provimet e tjera do jenë kështu. Kërkojmë të ribëhet provimi, ishte çmenduri.”

E verteta e te rinjve eshte liria e tyre. Ata dijne te kerkojne te drejtat e tyre. Ata kane kuptuar se hapi i pare eshte protesta.
Hapi i dyte eshte plotesimi i kerkesave te tyre. Nderkohe ata bashke me prinderit e tyre duhet te ndalojne qe ata te te vazhdojne te drejtohen nga njerez te paafte si ministrat e qeverise aktuale apo te “mbrohen” nga ata qe predikojne se 50-2= 10”
, shkruan Topalli.