Plas sherri te parkimi i qendrës tregtare, dy të rinjtë grushtojnë punonjësin e sigurisë

E diela nuk eshte mbyllur mire per dy te rinj nga Tirana, qe kishin shkuar ne nje qender tregtare dhe tek parkimi jane perfshire ne nje sherr me punonjesin e sigurise. 

Sherri ka degjeneruar ne perdorimin e dhunes. Dy te rinjte, A. P., 29 vjeç dhe A. SH., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë jane vene ne pranga, pasi akuzohen se kane goditur me grushte punonjesin e sigurise, shtetasin I. P.

NJOFTIMI 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 1 nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” shtetasit:

A. P., 29 vjeç dhe A. SH., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi në parkimin e një qëndre tregtare, për motive të dobta kanë goditur me grushta jashtë rrezikut për jetën shtetasin I. P (punonjës sigurie)