PD Shkodër: Edi Rama kërkon ta kthejë kryeqendrën e veriut të Shqiperisë në një njësi administrative…

DEKLARATE E PD SHKODER:

Partia Demokratike , Dega Shkoder. Edi Rama kërkon ta kthejë kryeqendrën e veriut të Shqiperisë në një njësi administrative.
 
Të dashur bashkëqytetarë, ditën e djeshme jemi njohur me marrëzinë dhe lajthitjen e rradhës së pushtetit të Edi Ramës, duke transferuar Drejtorinë Rajonale të Mjedisit nga Shkodra në Lezhë.

Kjo lëvizje është vazhdimi i spostimit të disa drejtorive të rëndësishme si ajo e Arsimit, Arkivave Bordit të Kullimit etj,me qëllimin e vetëm denigrimin e qytetit të Shkodrës dhe heqjen nga territori i saj të cilin nuk e kontrollon dot, të të gjitha pushteteve të qeverisë së tij kriminale dhe zhvendosjen e tyre në një zonë që ai e menaxhon më me lehtësi.

Historia përsëritet, ashtu si etërit e tij komunist që e quanin Shkodrën qytetin reaksionar dhe me këtë pretekst e persekutonin, ashtu edhe Edi Rama po tenton të njëjtën gjë. Por ashtu si regjimit të etërve të tij i erdhi fundi pikërisht nga Shkodra dhe shkodranët ashtu do ti vijë edhe Edi Ramës dhe kusarëve të tij.