PD: Po verifikojmë një kryebashkiak socialist të dënuar për vrasje

0
292

Partia Demokratike është duke verifikuar një tjetër kryebashkiak të PS-së për të shkuarën e tij kriminale.

Por në këtë rast sipas PD-së dyshohet se kryebashkiaku është dënuar për vrasje në një vendet e Bshkimit Europian.

Deklaratat i bëri Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i PD-së, gjatë një interviste në Abc News. Bardhi nuk dha emër, por saktësoi se bëhet fjalë për një bashki të rëndësishme në vend.

Në një rast një person është i dyshuar se në një nga vendet e BE është i dënuar për vrasje, sikundër ka edhe disa raste kur dyshohen për trafik droge. Nëse është i dënuar, sigurisht që e ka vërtetuar gjykata, ajo që pres unë është që të marr dokumentacionin e gjykatës, nëse rezulton që është i dënuar sigurisht që e ka kryer atë krim. Është bashki e rëndësishme, nuk mund të jap më shumë informacione, sigurisht që është njeri publik, pavarësisht se është emëruar nga Edi Rama”, tha Bardhi.

Deri më tani opozita ka denoncuar 6 kryebashkiakë socialistë për të shkuarën e tyre kriminale.

PËRGJIGJU