PD merr vendimin: Hapet procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga anëtarësia

0
188

Partia Demokratike fillon nga sot përzgjedhjen e kandidateve për deputetë, duke shënuar kështu de facto edhe nisjen e fushatës elektorale.

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, ku rolin kryesor e ka anëtarësia.

Sipas PD, “Ky është një nga hapat më të rëndësishëm qe ndërmerr një parti politike në Shqipëri, bazuar në praktikat më të mira demokratike, përmes të cilit fuqizohet anëtarësia, rritet roli i saj dhe garantohet një lidhje dhe llogaridhënie e fortë mes të zgjedhurve dhe anëtarit te partisë.

Për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidaturave. Rregullat dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidatêve ndahen në katër faza”.

Gjithashtu, në Kryesinë e PD është vendosur:

1. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati. Edhe ata individ qe nuk janë propozuar nga anëtarësia, kane te drejtën e vetpropozimit.

2. Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

3. Konsultimi i listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.

4. Zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.

Më tej, PD thekson se “ky proces garanton një proces te hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e garës, pa asnjë paragjykim dhe bazuar mbi rregulla dhe norma transparente.

Te vetmit qe nuk do te mund të jenë pjese e garës janë personat qe janë subjekt i ligjit te Dekriminalizimit, kane qene funksionar te larte para viteve 90 apo bashkëpunëtor te sigurimit te shtetit. Gratë, te rinjtë, te përndjekurit dhe pronaret do te kenë një përfaqësim dinjitoz ne listën e deputeteve te PD”.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, jetëson një premtim te tij për hapjen dhe demokratizimin e partisë dhe fuqizimin e rolit te anëtarit ne vendimmarrjet me te rëndësishme politike.

(BalkanWeb)

PËRGJIGJU