PD i kerkoi KQZ që mos të rregjistrojë Tom Doshin, vjen reagimi i PSD…

Paraditen e sotme Partia Demokratike i kerkoi Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe mos te pranoje rregjistrim e Tom Doshit ne zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas tyre Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Menjehere ka ardhur reagimi i Partise Socialdemokrate, partia e cila Tom Doshi kandidon ne keto zgjedhje.

Reagimi i Plote:

Reagim zyrtar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë!  

Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh, respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare!

Lexo dhe: https://www.realitetipost.net/pd-thirrje-kqz-se-mos-regjistro-tom-doshin-ne-zgjedhjet-e-25-prillit/