PD firmos nesër me LSI për koalicion paszgjedhor…

Kreu i PD-së Lulzim Basha mblodhi sërish këtë të diel drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit. Ashtu sikurse tashmë është bërë rutinë e çdo të diele pasdite, Basha dhe ekipi drejtues i fushatës bëjnë bilancin e punës së përjavshme në terren.

Ai ka bërë thirrje që drejtuesit politikë të intensifikojnë takimet me qytetarët dhe të dëgjojnë shqetësimet e tyre, si dhe të shpjegojnë qartësisht programin e PD.

Pasi arriti marrëveshjen me aleatët për të shkuar në zgjedhje bashkë, kryedemokrati Lulzim Basha do të firmosë të hënën në orën 10:00 marrëveshjen me Monika Kryemadhin ku përcaktohen piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Basha ka arritur marrëveshjen me 12 partitë aleate për t’u futur së bashku në zgjedhjet e 25 prillit.