
Së bashku me nënkryetarin e Partisë Demokratike, z.Qashif Hoxha, Sekretarin Politik z.Besnik Kastrati dhe Sekretarin Organizativ z.Gjenarin Kapcari, takuam sot tregtarët e tregut të Rusit!
5 fishimi i taksës së shfrytëzimit të hapsirës së tregut për secilin tregtar nga ana e Bashkisë Shkodër pa asnjë paralajmërim, ishte arsyeja e këtij bashkëbisedimi me tregtarët e Rusit!
Revolta e tyre është mëse e drejtë dhe Partia Demokratike dega Shkodër i inkurajon tregtarët të mos tërhiqen pas por të reagojnë dhe të rezistojnë deri në plotësimin e kërkesës së tyre! Partia Demokratike dega Shkodër i siguron tregëtarët se do jetë në mbështetje të tyre, për të mbrojtur interesat dhe kauzën e tyre të drejtë!
Partia Demokratike i bën thirrje Benet Becit, kryetarit të Bashkisë Shkodër, të tërhiqet nga vendimi i tij për 5 fishimin e tarifës në këto kohë të vështira ekonomike dhe sociale që po kalon Shkodra!
Rilindja Socialiste po shkatërron ekonominë e shkodranëve duke i varfëruar akoma më shumë e duke i ‘shtrënguar litarin në fyt’ deri në kufinjtë e mbijetesës!
Epokës Rilindase dhe Benetiane po i vjen fundi!
Me 11 maj fiton Shkodra dhe fiton Shqipëria!
Inkurajojmë qytetarët shkodranë të mos heshtin më përballë padrejtësive që u bëhen përditë por të reagojnë dhe të denoncojnë çdo rast abuziv që i bëhet nga administrata e korruptuar rilindase!
Partia Demokratike dega Shkodër është në krah të çdo qytetari dhe siguron se do jetë pranë tyre deri në fitoren e padiskutueshme të 11 majit!
Fitorja fillon nga Shkodra!
Shkodra gjithmonë blu✌️
Eliona Shkreli, kryetare e PD Shkodër









