Pa timon dhe drejtues, kjo është makina e së ardhmes

Teknologjia sa vjen e përparon dhe risitë e fundit po sjellin ndryshime të papara më parë edhe në transport.

Risia e fundit është padyshim makina e së ardhmes pa drejtues dhe timon. Makina “Smart” është versioni “sharing”, e cila mund të parkohen kudo nëpër qytet.

Me anë të një aplikacioni, çdokush që ka nevojë mund ta rezervojë atë dhe të shkojë në destinacion duke i dhënë asaj adresën e saktë.

Sigurisht që e ardhmja është pa timon, por me pilot automatik.

Makina lidhet me celularin tuaj dhe mund të vendosë muzikën që dëshironi, të projektojë nëpër dyer filmat që dëshironi, dhe xhamat e dyerve mund të bëhen “akull” për privatësi, ose të vazhdojnë të jenë të tejdukshëm.