Nisma “Thurje” prezanton ekipin e 25 prillit, ja kush janë 12 kandidatët që garojnë në zgjedhje

Nisma “Thurje” prezanton ekipin e 25 prillit, ja kush janë 12 kandidatët që garojnë në zgjedhje

Nisma “Thurje” prezantoi sot 12 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, të kësaj force politike në rang vendi.

Në Qarqun e Tiranës dhe Durrësit e Korçës nisma Thurje do të dalë me 2 kandidatë, ndërsa në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier,Vlorë do të dalë me një kandidat.

Kryetari i Nismës “Thurje” Pedagogu Endri Shabani do të  kandidojë në katër qarqe:  Tiranë, Durrës, Korçë e Shkodër. Në Durrës, Shabani do të jetë i pari në listë pasuar nga Egriselda Allushi me profesion mjeke.

Ndërkohë në Tiranë i pari në betejën elektorale është ekonomisti i njohur Pano Soko. Ndërsa i dyti është Endri Shabani.

“Ne nuk jemi një vend i varfër, Shqipëria i ka të gjitha këtu por na duhet një organizim më i mirë për të rimarrë në duar fatin tonë” u shpreh Shabani gjatë prezantimit të kandidatëve

“Kjo elitë politike ka ardhur në fund të jetës së saj. Kusht për këtë vend është të gjejë klasën e re politike. Ne që jemi mbledhur këtu kemi një mision më të madh se marrja e 1 – 2 apo 30 deputetëve në parlament. Jo misioni i madh i joni është të ndërtojmë një elitë të re politike që i ka rrënjët e saj të ngulitura tek e drejta dhe vlerat, të largohet nga vjedhja. Këta duhen zëvendësuar do zëvendësohen”.

Tirana 

Nr.1  Panajot Soko – Ekonomist

Nr.2  Endri Shabani – Pedagog

Durrës –

Nr.1   Endri Shabani – Pedagog

 Nr.2  Egriselda Allushi – Mjeke

Shkodër

Nr.1  Amel Pervizi – Ekonomist

Nr.2  Endri Shabani – Pedagog

Lezhë 

Rigerta Loku – Fermere

Korçë –

Nr. 1 Klajdi Pllaha – Mësues

Nr.2  Endri Shabani – Pedagog

Elbasan –

Rudina Hajdari – Deputete

Fieri

 Andi Demo – Diplomat

Vlora 

Enriko Kaçaj – Sipërmarrës

Kukës-

Arbër Ndreu – Trajner sporti

Gjirokaster –

Kristaq Begzo – Sipërmarrës

Berat –

Agur Sadiku – Sipërmarrës

Prezantimi i kandidatëve u bë sot në selinë e Nismës Thurje.