Nis dhënia e shpërblimit, mund të tërhiqet edhe pas 31 dhjetorit…

Bonusi i fundvitit, 5 mijë lekë për pensionistët dhe 3 mijë për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara, ka nisur të shpërndahet. Në dy ditët e para, shpërblimin e kanë tërhequr 94 nga 688 mijë përfitues që përllogariten në total.

Për shpërndarjen e bonusit do të përdoret një grafik me qëllim shmangien e radhëve dhe respektimin e masave anti-Covid.

Shpërblimi i fundvitit mund të tërhiqet edhe pas 31 dhjetorit, ndërsa nisur nga viti i ardhshëm, ai do përcaktohet si zë i veçantë buxhetor, pa pikëpyetje nëse do jepet apo jo.