
Nesër, (29 mars) kthehet ora verore. Akrepat do të lëvizin 60 minuta përpara. Lëvizja do të ndodhë gjatë natës, në orën 02:00, kur akrepat do të zhvendosen në orën 03:00.
I pari që teorizoi përdorimin e kohës së verës ishte, Benjamin Franklin, i cili përshkroi udhëzimet në esenë e tij “Projekti ekonomik për të ulur koston e dritës”.
Sipas disa studiuesve, thuhet se koha verore sjell përfitime më të mëdha për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë gjatë orëve të mbrëmjes për të prodhuar melatonin dhe për të siguruar pushimin e duhur.
Megjithatë, për shkak të krizës energjetike të periudhës së fundit, shumë po kërkojnë braktisjen përfundimtare të orës diellore, duke adoptuar orën verore gjatë gjithë vitit.
Kjo në fakt është një mundësi e parashikuar nga Bashkimi Evropian, i cili në vitin 2019 miratoi një direktivë që u lë në dispozicion shteteve anëtare.




