“Në Vermosh synojmë turizmin e shtrenjtë”, Rama batuta me biznesmenin…

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vermosh, në Malësi të Madhe ku ka prezantuar edhe katër objektet që janë ndërtuar për të pritur turistët në këtë zonë.

Mes të tjerash, Rama tha se në zonën e Vermoshit duhet të synohet turizmi i shtrenjtë, duke shtuar se edhe ato katër shtëpi, që janë kthyer në vende pushimi për turistët janë për të pritur persona që paguajnë shtrenjtë.

“Ne synojmë turizmin e shtrenjtë. Ato katër shtëpi janë struktura për turizëm të shtrenjtë. Kështu shoh që po zhvillohen edhe struktura të tjera. Ka bërë punë të jashtëzakonshme edhe angazhimi i Bashkisë, por edhe i joni drejtpërdrejtë”, tha Rama.

Një pronar i një bujtine, teksa e falënderoi për mbështetjen që qeveria i dha atyre për të investuar në këtë zonë turistike, i tha se ai ishte kryeministri më i famshëm.

Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Ramës, i cili i tha se: “Më i gjati jam, por më i famshmi s’them”.

Biznesmeni: Është një zhvillim i madh që na dhe. Është një gjë që ne e kemi prit dhe më në fund e realizove. Jeni ndër kryeministrat më të famshëm mund të them.

Rama: Më i gjati jam po më i famshmi s’them.

Biznesmeni: Edhe më i besueshmi.