Ndotje alarmante në brigjet e lumit Kir/ Banorët shprehen të indinjuar për gjendjen e krijuar…

Shpërndaje

Brigjet e lumit Kir në fshatin Kuç paraqiten në një gjendje shqetësuese të mbuluara me inerte dhe mbeturina të shumta.

Pamja në terren flet vetë për një situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme, pasi ndotja po dëmton seriozisht mjedisin dhe ekosistemin e zonës.

Banorët e fshatit Kuç shprehen të indinjuar për gjendjen e krijuar, duke theksuar se hedhja e mbetjeve dhe materialeve inerte pranë lumit është kthyer në problem të vazhdueshëm.

 Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet vendore për pastrimin e zonës, vendosjen e monitorimit dhe ndëshkimin e atyre që dëmtojnë mjedisin.

Nuk dihet ende se deri kur kjo situatë e papranueshme do të vijojë të jetë në këtë gjendje, kur mendon që këto pamje janë vërtet të rënda,  ku mbetjet lulëzojnë çdo ditë.

Shpërndaje