Vetëdorëzohet në Han të Hotit një tjetër i dyshuar për pengmarrjen e Jan Prengës

Është vetëdorëzuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, një nga të dyshuarit për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës në Kamëz.

Bëhet fjalë për Ardian Doçi. Ai kishte deklaruar një ditë më parë përmes një lidhje telefonike se donte të sqarohej në polici.

“Kemi të bëjmë me një vetëdorëzim. Ka udhëtuar sot nga Vjena në drejtim të Podgoricës në Mal të Zi dhe rreth orës 15:40 mësohet se Doçi ka mbërritur në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe është vetëdorëzuar në policinë shqiptare për t’iu përgjigjur disa akuzave të ngritura ndaj tij si i përfshirë në rrëmbimin e Jani Prengës. Një ditë më parë kishte bërë publike se do të vinte dhe të sqaronte situatën në Shqipëri, pasi ka mohuar qoftë të ketë njohje me Prengën apo të jetë përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e tij” raportoi gazetari Bepin Kolvataj.

Katër persona janë arrestuar si autorë të pengmarrjes dhe vrasjes së Prengës.

Ata janë: Elton Hajri 32 vjeç, banues në Shijak;

Bajram Hajri 64 vjeç, banues në Shijak

Leonard Hajri35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë

Olsi  Turja 36 vjeç, banues në Shijak