
Producenti shkodran Xhelal Halili ka njoftuar ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur popullor Zamir Jakupi
Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, Halili e cilësoi humbjen e artistit si një lajm të dhimbshëm dhe tronditës për familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën nga afër.
“Sapo mora lajmin e hidhur se është ndarë nga jeta miku dhe shoku ynë, këngëtari i njohur popullor, Zamir Jakupi”, shkruan ai, duke theksuar se artisti do të mbahet mend për zërin, buzëqeshjen dhe kontributin e tij në mbrëmje muzikore e dasma, ku ka lënë gjurmë në zemrat e shumë njerëzve.
Në mesazhin e tij, Halili shpreh dhimbjen për humbjen e mikut të tij dhe i drejton ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e vlerësuan këngëtarin.
“Lamtumirë, Zamir! Nuk do të të harrojmë kurrë. Do të jetosh gjithmonë në zemrat tona, ndërsa këngët e tua do të kujtohen përherë”, përfundon postimi i producentit shkodran.




